Pas dy muajsh, lajmërohet në polici i dyshuari 32 vjeç për vrasje në tentativë në Prishtinë

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 15:21
Pas dy muajsh, lajmërohet në polici i dyshuari 32 vjeç për vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një 32 vjeçar të dyshuar vrasje në tentativë, në Prishtinë, raporton "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se i dyshuar, sot është paraqitet në polici.

Postimi i plotë:

Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj,personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë.
Rasti ka ndodhë me datën 06.10.2022 në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -G.B, mashkull 32 vjeç, sot të paraqitet në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)