"Trusti të mos preket, kish me qenë e udhës ngritja e pagave"

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 10:10

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka kërkuar rritjen e pagave dhe që trusti të mos preket, përcjell "Kosova Sot Online".

Rafuna ka shtuar se duhet kërkohen forma tjera për t’u ndihmuar nga Qeveria e Kosovës.

“E mira kishte me qenë që Trusti të mos preket. E mira kishte me qenë të gjinden forma tjera për t’u ndihmuar nëpërmjet paketave të ndryshme nga Qeveria e vendit”.

“Kish me qenë e udhës ngritja e pagave, minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak çështjen e inflacionit”.“Në mungesë të saj qytetarët janë të detyruar ta kërkojnë tërheqje e Trustit, që sa më pak të ndiejnë efektin e inflacionit”.

(Kosova Sot Online)