Haxhiu jep detaje se si u vërejt se mungojnë mostrat e Deharit në laboratorin e IML-së: Ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar

  • S.A /
  • 08 December 2022 - 12:51
Haxhiu jep detaje se si u vërejt se mungojnë mostrat e Deharit në laboratorin e IML-së: Ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë zhdukur mostrat e gjakut, urinës e lukthit të aktivistit të vdekur të LVV-së, Astrit Dehari, ky akt kriminal , sipas saj ka qenë i organizuar dhe orkestruar, për tu zbuluar në kohë të caktuar, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo ka treguar se si u kuptua që këto mostra mungojnë.

“Ky akt i rëndë është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në të rinjtë, por jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në përgjithësi”, deklaroi Haxhiu.

(Kosova Sot Online )