IKMT zbarkon në Drimadhes, rrethon ndërtesën 4-katëshe pa leje dhe nis përgatitjet për shpërthim me 10 kg eksploziv

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 14:53
IKMT zbarkon në Drimadhes, rrethon ndërtesën 4-katëshe pa leje dhe nis përgatitjet për shpërthim me 10 kg eksploziv

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka zbarkuar ditën e sotme në Drimadhes, Dhërmi në kuadër të operacionit për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Bëhet me dije se IKMT do të shembë një objekt katër katësh në Drimadhes, i cili është pa leje, ndërsa nuk bëhet e ditur se në pronësinë e kujt rezulton ndërtesa.

Mësohet se bëhet fjalë për një sipërfaqe rreth 2100 metra katrorë.Sipas informacioneve shpërthimi i kontrolluar do të kryhet ditën e dielë rreth orës 15:30, ku ndërtesa do të hidhet në erë me rreth 10 kilogramë lëndë eksplozive.

(Kosova Sot Online)