Murati: Kosovës i janë aprovuar grante mbi 55 milionë euro

  • A.P /
  • 08 December 2022 - 17:34
Murati: Kosovës i janë aprovuar grante mbi 55 milionë euro

Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor ka miratuar aplikimet e Kosovës për grante investive në vlerë prej 55 milionë eurosh për dy projekte energjetike, ka theksuar ministri i Financave, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Murati tregoi se bëhet fjalë për projektin e Ngrohjes Qendrore Solare dhe atë për Parkun Solar të KEK-ut.


Ai tha se marrëveshjet financiare do të nënshkruhen në ditët në vijim “për t’i hapur rrugë fillimit të zbatimit të këtyre dy projekteve”.

Postimi i plotë:


Edhe një lajm i jashtëzakonshëm të cilin e pranuam sot!

Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet tona për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro total, për dy projekte energjetike – atë të Ngrohjes Qendrore Solare, dhe atë për Parkun Solar të KEK.

Edhe marrëveshjet financiare do t’i nënshkruajmë në ditët në vijim, dhe kështu i hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme


(Kosova Sot Online)