Mbyllen shkollat në Veri, “deri në njoftimin e radhës”

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 10:29
Mbyllen shkollat në Veri, “deri në njoftimin e radhës”

Për shkak të situatës aktuale të sigurisë në Veri, shkollat fillore dhe të mesme në katër komunat veriore nuk do të punojnë deri në njoftimin e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i shkollës fillore “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, Miodrag Jovanoviç për Radion Evropa e Lirë.

“Me shumë gjasa është marrë nga institucionet kompetente”, tha ai.

Ndryshe, shkollat në mjediset serbe në Veri të Kosovës funksionojnë nën sistemin e Serbisë.

Kamionë të mëdhenj dhe autobusë vazhdojnë t’i bllokojnë rrugët në fshatin Rudarë të Komunës së Zveçanit.

Mirëpo, të dielën e 12 dhjetorit, sipas Policisë së Kosovës, situata ka qenë e qetë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Besim Hoti.

“Nuk ka pasur diçka të rëndësisë së veçantë nga spektri i sigurisë”, ka deklaruar shkurt Hoti për AP.

(Kosova Sot Online)