Tensionet në veri, Rama:Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 12:10
Tensionet në veri, Rama:Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur sërish mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës për situatën që po ndodh në veri, përcjell "Kosova Sot Online".

Rama theksoi se rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, si dhe sulmet mbi EULEX-in në Kosovë thotë se janë të dënueshme.

“Përshëndes Kryeministrat Kurti dhe Kovaçevski, e patën të pamundur të ishin këtu për shkak angazhimesh. Në rastin e Kurtit e keni parasysh që bëhet fjalë për situatën në veri, dhe kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”- u shpreh Rama.

“Sulmet mbi EULEX-in në Kosovë janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë,po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë! Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese“, shkruan Rama në Twitter.

(Kosova Sot Online)