Vjosa Osmani sot mban fjalimin e vitit para deputetëve të Kosovës

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 08:36
Vjosa Osmani sot mban fjalimin e vitit para deputetëve të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pritet që të flasë para deputetëve të Kosovës, raporton "Kosova Sot Online".

Duke filluar nga ora 9:30, Osmani do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

“Neni 84, paragrafi 30 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se Presidenti i Republikës së Kosovës, së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij. Rrjedhimisht, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe praktikave të deritanishme, ju njoftoj që si Presidente e vendit jam e gatshme t'i drejtohem Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Osmanit.

(Kosova Sot Online)