Osmani: 50 gra u vranë nga burrat nga viti 2010, përballë dhunës nuk duhet të jemi të heshtur

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 10:47
Osmani: 50 gra u vranë nga burrat nga viti 2010, përballë dhunës nuk duhet të jemi të heshtur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj  vjetor foli edhe për dhunën dhe vrasjen e grave në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Osmani tha se e në pesë vitet e fundit u raportuan 14 mijë raste të dhunës në familje, ku prej tyre shumica dërrmuese e viktimave ishin gra dhe vajza.

Ndërsa, tregoi se nga viti 2010, 50 gra u vranë nga burrat.

“Me pandeminë Covid-19, mori hov edhe një pandemi nën hije. Pandemia e dhunës ndaj grave, ky fenomen tashmë duhet të shihet nga prizmi i një emergjence kombëtare dhe si i tillë përbën një prej plagëve më serioze të ditëve tona. Vetëm në 5 vitet e fundit në Kosovën tonë u shënuan mbi 14 mijë raste të dhunës në familje. Nga të cilat në shumicën dërrmuese viktimat ishin gra dhe vajza. Sipas të dhënave nga organizatat për mbrojtjen e grave, nga viti 2010, 50 gra u vranë nga burrat. 50 gra nuk janë më me ne vetëm pse ato ishin gra”, tha Osmani.

“Përballë dhunës nuk duhet të jemi të heshtur”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)