“Le të shkojnë në Hagë ose në hënë të ankohen”, Rama:Pallatet me shkelje do prishen

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 14:33
“Le të shkojnë në Hagë ose në hënë të ankohen”, Rama:Pallatet me shkelje do prishen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lajmëruar të gjithë ndërtuesit e pallateve me shkelje se do prishen ose do konfiskohen për interes publik, përcjell "Kosova Sot Online".

Po ashtu, Rama në " Twiter", ka shkruar se ankuesit siç shprehet ai "Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan".

Rama: Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!

(Kosova Sot Online)