Njofton Rama: 30 autobusë të rinj në kryeqytet, 6️ prej tyre elektrik

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 14:46
Njofton Rama: 30 autobusë të rinj në kryeqytet, 6️ prej tyre elektrik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje prej 10 milionë euro me BERZh, për blerjen e 6 autobusëve elektrik dhe 24 autobusëve efiçient, shkruan "Kosova Sot Online".

Rama ka shkruar se Prishtina do të jetë më e shëndetshme dhe më e pastër.

Njoftimi i plotë i tij:

?30 autobusë të rinj në kryeqytet 6️⃣ prej tyre autobusë elektrik?

Sot nënshkruam Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në ?Londër, për blerjen e 6 autobusëve elektrik dhe 24 autobusëve efiçient të modelit EURO-IV ?

Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër ✅ 

Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër ?

Shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZH ??

#kryeqyteti

#prishtinapraktike?

#prishtinaegjelbër?

(Kosova Sot Online)