Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 14 persona, 5 prej tyre janë shqiptarë

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 09:46
Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 14 persona, 5 prej tyre janë shqiptarë

Një operacion antidrogë është kryer nga policia italiane në Itali, ku 14 persona janë arrestuar, 5 prej tyre janë shqiptarë, përcjell "Kosova Sot Online".

Hetimet të cilat filluan në maj 2016, çuan në sekuestrimin e mbi 2,300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.

Kjo sasi kap vlerën e mbi 15 milionë eurove. Hetuesit gjetën shtatë milionë doza të vetme që mund të merreshin nga pikat e shitjes me pakicë.

(Kosova Sot Online)