EULEX shton praninë në veri: Jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në veri

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 10:55
EULEX shton praninë në veri: Jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në veri

Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, ka njoftuar se kanë shtuar praninë në terren në veri për shkak të situatës të sigurisë, përcjell "Kosova Sot Online".

EULEX, tutje ka shtuar se se janë duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren”, thuhet në komunikatën e sotme për media.

“Pjesëtarët e Polonisë të Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët e Italisë dhe Lituanisë nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan”.

“Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”.

(Kosova Sot Online)