EMRAT/ Kriminelë dhe trafikantë droge, kush janë shqiptarët që u dëbuan nga Anglia drejt Shqipërisë

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 11:41
EMRAT/ Kriminelë dhe trafikantë droge, kush janë shqiptarët që u dëbuan nga Anglia drejt Shqipërisë

Më shumë se 40 emigrantë shqiptarë që u përpoqën të hynin në Britaninë e Madhe me gomone, janë kthyer dje mbrapsht në Shqipëri.

Mediat britanike shkruajnë se 42 persona janë dëbuar nga Britania e Madhe dhe kanë mbërritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Lexo Edhe:

Изгледа и осећа се као прави зуби: погледајте цену

"Më vinte gjynah", ish-gardiania tregon se çfarë hante Nexhmije Hoxha në b…

Mes kriminelëve të dëbuar ishte Rudin Gripshi, 49 vjeç, i cili u burgos për 13 vjet si anëtar i një bande të Midlands, i në trafikun e 1 milion paund kokaine.

Mes tyre ishte edhe Gazmir Mule, i cili u dënua me 12 vjet për posedim droge dhe Andrea Zekaqis, 31 vjeç, i cili u burgos me katër vjet e gjysmë për furnizim me drogë.

Mësohet se Gripshi dhe Zekaqis kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, shkruan Daily Mail.

Sipas Daily Mail, 32 prej 42 të deportuarëve ishin kriminelë, të cilët ishin dënuar gjithsej me 89 vjet burgim. Gjithashtu në çarter ishin gjashtë persona që kishin kërkuar azil në Britani dhe katër shkelës të tjerë të imigracionit, pra kishin shkuar në Angli ilegalisht.

Ndërsa 10 të tjerët kishin shkelur vizën ose ishin futur më parë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme. Mendohet se ky është fluturimi i katërt në pak javë që deporton shqiptarë në shtetin ballkanik.

Në nëntor po ashtu u dërguan në Shqipëri 26 shqiptarë të dënuar në total me 24 vite për vepra të ndryshme penale. Kryesisht akuzat që rëndojnë ndaj 42 shqiptarëve të depërtuar së fundmi në Shqipëri, kanë të bëjnë me prodhim e furnizim droge, posedim të një arme zjarri, vjedhje, posedim prone në mënyrë të paligjshme, dokumente të falsifikuara etj.

(Kosova Sot Online)