Prishtinë: Hajnat hyjnë në një pompë derivatesh, grabisin 300 euro

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 09:20
Prishtinë: Hajnat hyjnë në një pompë derivatesh, grabisin 300 euro

Në një pompë derivateve, në Prishtinë ka ndodhur një grabitje, shkruan "Kosova Sot Online".

Tre persona të panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 300 para të gatshme.

“GRABITJE | Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 23.12.2022 – 02:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, tre persona të pa njohur nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 300 (tre qind) € para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)