Mosmarrëveshje në një aksident trafiku, theret me thikë një person në Prishtinë

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 10:20
Mosmarrëveshje në një aksident trafiku, theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë të enjten, në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje në lidhje me një aksident trafiku që pati me të dyshuarin, raporton "Kosova Sot Online".

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Ndue Perlleshi, Prishtinë 22.12.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në lidhje me një aksident trafiku, me një thikë e ka lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë

(Kosova Sot Online)