Gjermania: Retorika nacionaliste nga Serbia është tërësisht e papranueshme

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 21:10
Gjermania: Retorika nacionaliste nga Serbia është tërësisht e papranueshme

Lidhur me tensionet në veri të Kosovë, Qeveria gjermane është shprehur shumë e shqetësuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane ka thënë se barrikadat duhet të hiqen sa më parë që është e mundshme.

Ai ka thënë se Serbisë i është kërkuar qasje konstruktive.

“Retorika nacionaliste në veçanti, sikurse kjo që e kemi dëgjuar nga Serbia javëve të fundit, është tërësisht e papranueshme”, ka thënë ai, duke shtuar se shtimi i prezencës ushtarake serbe afër kufirit me Kosovës, po dërgon sinjal të gabuar, raporton zeit.de. 

(Kosova Sot Online)