Osmani: Rreziku që sot Serbia e synon destabilizimin është i madh

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 22:00
Osmani: Rreziku që sot Serbia e synon destabilizimin është i madh

S’ka fare shpresa që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të rreshtohet në krah të Perëndimit, ka thelksuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Sipas saj, ai po bashkëpunon me njësi paramilitare terroriste, siç është grupi rus, Wagner.

Osmani dha se Vuçiqi me politikat e tij po do ta destabilizojë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, teksa shtoi se rreziku ditëve të fundit ka qenë më i madhi që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

“Tani unë nuk do të hyja më në detaje sa i përket informatave që janë të klasifikuara. Megjithatë, rreziku ditëve të fundit ka qenë shumë më i madh se çdo periudhë tjetër që e kemi parë”.

“Të pas-pavarësisë patjetër që po, ka qenë rrezik nga aspekti i sigurisë. Rreziku që sot Serbia e synon destabilizimin është i madh, prandaj veprimet tona duhet të jenë mirë të koordinuara edhe brenda Kosovës por edhe me aleatët tanë”, është shprehur Osmani

Tutje, ajo tha se veprimet e Serbisë në dy muajt e fundit kanë qenë identike me ato të Rusisë në vitin 2014 kur aneksoi territorie të Ukrainës.

“Nëse e analizojmë cdo veprim që Serbia e ka marrë në këta dy muajt e fundit, do ta shihni se është identik me veprimet që Rusia kishte ndërmarrë në vitin 2014 kur aneksoi territore të Ukrainës.Nga dorëheqjet e serbëve lokalë, sic kishte ndodhur edhe në Ukrainë kur rusët që janë pakicë atje, janë detyruar të jepnin dorëheqje”.

“Është skenar identik rus.  Pra, këto ditë duhet të jemi jashtëzakonisht të përgatitur në mënyrë që të mos lejojmë që këto skenare të jenë të suksesshme. Të përgatitur përbrenda por edhe në koordinim me aleatët”, është shprehur Osmani.

(Kosova Sot Online)