Osmani: Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 13:27
Osmani: Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën e Veteranit të UÇK-së ka thënë se, kujton me respekt vajza e djem të UÇK-së, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë, shkruan "Kosova Sot Online".

Osmani ka shkruar se sot kujtohet edhe sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari me familje.

Po ashtu, Osmani është shprehur se sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar me mund.

Statusi i plot i Presidentes Osmani:

Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kujtojmë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë sonë Çlirimtare, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.

Sot kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, i cili më 30 dhjetor të vitit 1991 pati betejën e parë me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar fillet e rezistencës së armatosur dhe njëherit paralajmërimin e lirisë sonë.

Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar me mund!

(Kosova Sot Online)