IKSHPK: Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë festave, Covid-19 s’ka mbaruar

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 10:38
IKSHPK: Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë festave, Covid-19 s’ka mbaruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka paralajmëruar për kujdes të shtuar gjatë festave , pasi Covid-19 nuk ka mbaruar ende.

IKSHPK- ja ka ftuar dhe këshilluar qytetarët që të vaksinohen, me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë festave!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 akoma nuk ka mbaruar.

Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksinohen kundër COVID-19.

Gëzuar Vitin e Ri 2023!

(Kosova Sot Online)