Osmani falënderon Çekinë për ndihmesën ndaj Kosovës në rrugën evropiane

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 15:36
Osmani falënderon Çekinë për ndihmesën ndaj Kosovës në rrugën evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,ka falënderuar kryeministrin çek, Peter Fiala, për punën e bërë në avancimin dhe ndihmesë ndaj Kosovës në rrugën drejt Bashkimi Evropian, përcjell "Kosova Sot Online".

Osmani ka shkruar se pret që edhe në të ardhmën ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

“Duke qenë se Republika e Çekisë përmbyll presidencën e Këshillit Evropian, Unë dua ta falënderoj kryeministrin Peter Fiala për lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane. Pres ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)