Vjosa Osmani nuk e fali asnjë të dënuar për Vitin e Ri, KMDLNJ: Jemi të dëshpëruar, po bëhet viti i dytë që nuk po falet asnjë person

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 10:26
Vjosa Osmani nuk e fali asnjë të dënuar për Vitin e Ri, KMDLNJ: Jemi të dëshpëruar, po bëhet viti i dytë që nuk po falet asnjë person

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i janë dërguar kërkesa nga persona që janë duke vuajtur dënimet e tyre në burgje të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Osmani nuk e ka marr parasysh asnjë nga kërkesat  as për festat e fundvitit.

Nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut,  kanë thënë se po bëhet viti i dytë që nuk po falet asnjë person, që është i privuar nga liria.

“Ajo çfarë ne jemi të dëshpëruar është se po bëhet viti i dytë që nuk po falet asnjë person, që është i privuar nga liria. Ne si monitorues në bazë të vizitave që i realizojmë në terren në bazë të monitorimeve për të drejtat e njeriut, gjendjes në institucione, kemi bërë vlerësimet që ka persona që meritojnë faljen dhe ka persona duhet të falen”, ka thënë Valentina Demolli.

“Kjo krijon një dëshpërim tek këta persona, për të mos vazhduar të mos sillen mirë, sepse kur mbahen shpresat tek një mundësi për të përfituar, po e potencoi se kjo është një mundësi që presidentja do mund të shfrytëzonte, atëherë krijon një zhgënjim tek personat e privuar nga liria, gjë që është apriore, reflektohet tek sjelljet e tyre, tek gjendja e tyre psikoemocioanle, e që ndikon edhe në familjet e tyre”, ka shtuar Demolli.

(Kosova Sot Online)