Arrestohet një person, policia e ndjek dhe e filmon duke shitur kokainë

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 08:50
Arrestohet një person,  policia e ndjek dhe e filmon duke shitur kokainë

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, përcjell "Kosova Sot Online".

Shqiptari u arrestua pak ditë më parë sëbashku me partneren e tij në Cori të Italisë.

Policia e kishte filmuar shqiptarin përderisa shpërndante drogë në një lokal.

Pas gjatë kontrollit në banesë polica gjeti 23 gramë kokainë.

Gruaja është lënë e lirë, kurse shqitari ndodhet në burg.

(Kosova Sot Online)