Ministri Rashiq kërkoi që patriarku të hyjë në Kosovë, Kurti jep përgjigje pozitive

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 13:24
Ministri Rashiq kërkoi që patriarku të hyjë në Kosovë, Kurti jep përgjigje pozitive

Zyra për Media e kryeministrisë, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të lejojë Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfirije që të vizitojë Kosovën, me rastin e përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse, përcjell "Kosova Sot Online".

Kërkesën që Porfirije të vizitojë Kosovën e ka bërë Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

Në komunikatë thuhet se Patriarku Porfirije edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё, ai do të lejohet që të hyjë në Kosovë.

“Sot në mesditë, Ministri për Kthim dhe Komunitete, z. Nenad Rashiq, kërkoi nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse”, thuhet në komunikatë.

 “Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”, thekson tutje njoftimi.

(Kosova Sot Online)