Biden nuk i beson Putinit pasi shpalli armëpushim

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 19:18
Biden nuk i beson Putinit pasi shpalli armëpushim

Skepticizëm për armëpushimin e urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin në Ukrainë për shërbimet e Krishtlindjeve të krishtera ortodokse më 6 dhe 7 janar, ka shprehur presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë hezitoj t’i përgjigjem çdo gjëje që thotë Putini. Më dukej interesante. Ai ishte gati të bombardonte spitalet, çerdhet dhe kishat në 25 dhe Vitin e Ri”, u tha Biden gazetarëve të enjten.

“Dua të them, unë mendoj se ai po përpiqet të sigurojë pak oksigjen”, shtoi Biden.

Putin urdhëroi ministrin e tij të mbrojtjes të enjten të mbajë një armëpushim në Ukrainë për 36 orë duke filluar nga mesdita e 6 janarit. Sipas një deklarate nga Kremlini, pauza do t’i lejojë të krishterët ortodoksë të marrin pjesë në shërbimet e Krishtlindjeve.


Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 7 janar. 

(Kosova Sot Online)