Ngjarje e rëndë: Vritet me armë zjarri një person

  • E.K /
  • 06 January 2023 - 13:57
Ngjarje e rëndë: Vritet me armë zjarri një person

Në Itali një shqiptar është vrarë dje pas një konflikti me fqinjin e tij, përcjell "Kosova Sot Online".

Viktima 57 vjeç  u qëllua me pushkë nga fqinji i tij 53-vjeçar.

Shqiptari dëmtoi me eskavator 4 makina të përkuara të fqinjit të tij e më pas goditi disa herë me kovën e eskavatorit muret dhe çatinë e shtëpisë, duke i shkaktuar dëme fqinjit të tij.

Ndërsa, ky i fundit, mori pushkën dhe qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit duke e lënë të vdekur.

(Kosova Sot Online)