Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, Policia: Personat e dyshuar e kanë qëlluar viktimën në këmbë

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 10:42
Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, Policia: Personat e dyshuar e kanë qëlluar viktimën në këmbë

Policia e Kosovës ka japur detaje rreth plagosjes që ndodhi mbrëmë në një lokal në Prishtinë, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se viktima është nga Maqedonia e Veriut.

Në njoftim thuhet se pas një konflikti verbal me disa persona, ku personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me ç’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë.

Viktima ka marrur trajtim mjekësor, kurse të dyshuarit është duke i kërkuar Policia.

“Ankuesi shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij, kanë pasur një konflikt verbal me disa persona. Pas konfliktit verbal personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me ç’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve. Viktima pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit është liruar. Të dyshuarit janë në kërkim policer”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)