Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë në Vushtrri, urdhërohet edhe arrestimi i mjekut të tretë

  • E.K /
  • 10 January 2023 - 15:03
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë në Vushtrri, urdhërohet edhe arrestimi i mjekut të tretë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë arrestuar dy mjekë të spitalit në Vushtrri, pasi dyshohen se kanë marrur ryfshet, shkruan "Kosova Sot Online".

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, bëhet e ditur se prokurori i Shteti e ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri,me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Njoftimi i plotë: 

Mitrovicë, 10janar 2023 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin seme urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar -mjekë të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S., dhe A.L., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhebrenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit.

Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin seka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri,me iniciale I.Z.,me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”,dhe posa të arrestohet, ndajtë njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh, po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

(Kosova Sot Online)