Shkarkohet nga detyra u.d i Drejtorit të Kardiokirurgjisë në QKUK

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 10:54
Shkarkohet nga detyra u.d i Drejtorit të Kardiokirurgjisë në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se e ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, Rifat Brahimaj, raporton  "Kosova Sot Online".

SHSKUK ka njoftuar se Dr. Shpejtim Shurdhiqi është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK.

"Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj.

Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi", thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)