Manastiri i Deçanit: Ushtria italiane ka mbrojtur Manastirin e Deçanit në vitin 1941

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 13:39
Manastiri i Deçanit: Ushtria italiane ka mbrojtur Manastirin e Deçanit në vitin 1941

Faqja zyrtare në “twitter” e Manastirit të Deçanit ka bërë një reagim përmes të cilit është munduar të krijojë përshtypjen që Manastiri ka qenë në vazhdimësi cak i sulmeve të shqiptarëve, përcjell "Kosova Sot Online".

Në këtë faqe thuhet se në vitin 1941 ushtria italiane ishte vendosur për ta mbrojtur Manastirin meqë “ishte i rrezikuar nga grupet e Ballit Kombëtar”.

“Ushtria italiane ka mbrojtur Manastirin e Deçanit në vitin 1941 kur Manastiri ishte rrezikuar nga grupet ekstremiste të shqiptarëve lokal në kuadër të Ballit Kombëtar. Në vitin 1999 KFOR-i Italian ishte vendosur në Manastirin tonë për të na mbrojtur nga ekstremistët e UÇK-së. Historia shpesh përsëritet”, thuhet në shkrimin e Manastirit të Deçanit.

(Kosova Sot Online)