Një person nga Vushtrria u kap me ‘viagra’ në vlerë 72 mijë euro

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 08:36
Një person nga Vushtrria u kap me ‘viagra’ në vlerë 72 mijë euro

Një person nga Vushtrria ishte dënuar me 1 vit burgim, përcjell "Kosova Sot Online".

Ky person shte kapur duke bartur në mënyrë të paligjshme medikamente stimuluese se*suale, në vlerë prej 72 mijë euro.

L.M., i lindur në Vushtrri ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës – Dega në Lipjan në vitin 2022, për veprën që kishte ndodhur më 2013.

I dënuari, sipas aktgjykimit, më 2013 ka udhëtuar në linjën Stamboll-Zagreb-Prishtinë dhe ka bartur me vetë shtatë çanta me gjithsej 171 kilogramë dhe ka deklaruar mbi 30 mijë medikamente stimulues seksualë pa autorizim, pa licencë dhe pa leje të importit të mallit.

(Kosova Sot Online)