Afera me inceneratorët/ Gjykata rrëzon kërkesën e avokatit të ish-ministrit Lefter Koka, ja për çfarë bëhet fjalë.

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 15:56
Afera me inceneratorët/ Gjykata rrëzon kërkesën e avokatit të ish-ministrit Lefter Koka, ja për çfarë bëhet fjalë.

Në seancën paraprake për aferën me inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka kërkoi bashkim të çështjes me dosjen e Elbasanit, për gjykimin ndaj tij. Por Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e avokateve per bashkimin e dy dosjeve te inceneratoreve Fierit me Elbasanit.  

Gazetari i Panorama TV bën me dije se kërkesa është bërë në gjykatë nga avokati i Lefter Kokës dhe ajo u refuzua nga GJKKO

Sipas avokatit, u kërkua të bashkohet gjykimi nën argumentimin se çështjet janë në të njëjtën fazë dhe pothuajse janë të njejtet te pandehur.

Ndërkohë që seanca për inceneratorin e Fierit u shty për në datën 1 shkurt.