Pas planeve për atentat ndaj zyrtarëve të LDK’së, Policia jep detaje

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 20:49
Pas planeve për atentat ndaj zyrtarëve të LDK’së, Policia jep detaje

Pas raportimeve për planifikimin e një atentati ndaj kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të partisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës tashmë ka konfirmuar se është duke e trajtuar rastin.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar se drejtoria kompetente ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë”, thuhet në këtë njoftim.


“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet tutje.

Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend

(Kosova Sot Online)