Shala jep detaje për atentatin ndaj Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 21:15
Shala jep detaje për atentatin ndaj Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së

Për atentatin e planifikuar që është raportuar sot ndaj kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të tjerë, ka folur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shala tha se ky atentat ka motivacion politik, ndërsa thotë se nuk mund ta implikojë askënd në këtë, por thotë se e gjithë kjo duhet të hetohet.

Ai tutje shtoi se qëllimi i këtij atentati ishte i strukturuar mirë, por se nuk mund të japë më shumë informacione.

“Ka të bëj me motivacion politik. Thuhet që gjithë kjo po drejtohet kundër kundërshtarit kryesor politik. Kaq ka informata. Unë s’mund të implikojë askënd në këtë mënyrë.( A është VV-ja)


Ne i kemi informuar Policinë e Kosovës sot. Ajo që kemi parë ne ka të bëjë me LDK, dim që ai informacion përfshinë emra konkretë persona të njohur. Janë të njohur për ata që kanë bërë përgjimet, me emër e mbiemër, janë të njohur me vendbanime të lokalizuara të gjitha. Janë jashtë Kosovës. Këto duhet të hetohen. Është thënë qartë e strukturuar mirë, por nuk mund ta them(Qëllimi)”, tha Shala.

(Kosova Sot Online)