Policia jep detaje për rastin e 13-vjeçares, dyshohet se mbeti shtatzënë nga një 16-vjeçar

  • E.K /
  • 20 January 2023 - 11:09
Policia jep detaje për rastin e 13-vjeçares, dyshohet se mbeti shtatzënë nga një 16-vjeçar

Një 13-vjeçare dyshohet se ka mbetur shtatzënë pasi që kishte kryer marrëdhënie sek*uale me një 16-vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari për rastin është arrestuar.

Lidhur me rastin policia ka dalë me një njoftim përmes raportit 24-orësh, ku sipas PK-së rasti ka ndodhur në muajn tetor të vitit 2022, në Prishtinë.

“Me datë 19.01.2023 ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion policor së bashku me viktimën femër kosovare, të mitur, pasi kishte kuptuar se e njëjta (e mitura) ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare në prani të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”.

(Kosova Sot Online)