Dhjetëra miliona euro dëme nga përmbytjet në Skenderaj

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 14:11
Dhjetëra miliona euro dëme nga përmbytjet në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Fafil Nura, ka njoftuar se vlerësimi fillestar i dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura në këtë komunë, vlera e dëmeve shkon në dhjetëra milionë euro, shkruan “Kosova Sot Online”.

Aty llogariten dëmet në qindra biznese e sipërfaqe të madhe të tokës bujqësore.

“Nga takimi i mëngjesit të sotëm me drejtorët komunal, pas një pune kolosale gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, nga të gjitha ekipet e Shtabit Emergjent, rreth raportimit të vlerësimit fillestar të dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura, me qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi, me qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, ku përllogaritjet flasin për dëme në vlerën e dhjetëra miliona eurove”, ka shkruar Nura.

(Kosova Sot Online)