Përfshihet nga flakët një banesë

  • E.K /
  • 23 January 2023 - 13:20
Përfshihet nga flakët një banesë

Një banesë është përfshirë nga zjarri sot në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin, ku nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen se si ka ndodhur rasti.

Banesa në rrugën “Arben Broci” është në pronësi të shtetases I.Ll.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2023, në rrugën “Arben Broci”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases I. Ll.

Zjarri është fikur me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)