Sulmohet automjeti i Policisë në Leposaviq

  • E.K /
  • 23 January 2023 - 14:25
Sulmohet automjeti i Policisë në Leposaviq

Në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por, Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë një veturë, “e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”, njofton policia.

Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se janë duke vahzduar hetimet lidhur me rastin.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)