Osmani në takim me sekretarin e shtetit të Vatikanit

  • A P /
  • 24 January 2023 - 16:32
Osmani në takim me sekretarin e shtetit të Vatikanit

Në Vatikan me sekretarin e këtij shteti, kardinali Parolin, sot është takuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë takim është diskutuar për raportet e Kosovës me Vatikanin.

“Në takim u diskutua mbi raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë, mbi kultivimin e paqes, harmonisë e bashkëjetesës në mes njerëzve e besimeve të ndryshme, mbi vlerat e përbashkëta, mbi promovimin e mëtejmë të lirive fetare, për rolin e Kishës Katolike në Kosovë si partner të rëndësishëm social, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme”.

Të hënën, Osmani është pritur edhe nga Papa Françesku.

(Kosova Sot Online)