Osmani: Serbia kërcënon sigurinë e saj duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me Grupin Wagner

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 10:04
Osmani: Serbia kërcënon sigurinë e saj duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me Grupin Wagner

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Beogradi po e kërcënon sigurinë e Ballkanit Perëndimor, duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me grupin Wagner.

Osmani ka potencuar se Serbia po luan sipas skemës së Vladimir Putinit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu presidentja ka theksuar se Serbia kërcënon sigurinë e saj duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me Grupin Wagner

“Mentaliteti hegjemonist i Beogradit është shumë i ngjashëm me qasjen që ka Rusia, kur beson se po kthehet në epokën perandorake dhe po merr territore nga vendet fqinje. Dhe Serbia luan sipas skemës së Putinit. Paqësimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nuk është rruga përpara, ne e kemi parë tashmë me Millosheviçin në fillim të viteve 1990, kur disa e konsideronin atë një paqebërës. Vendet demokratike duhet t’i japin Beogradit një mesazh të qartë: nuk do të lejojnë që rajoni të tërhiqet në prag të një konflikti tjetër. Për shkak të kësaj, prania e NATO-s është jashtëzakonisht e rëndësishme. Rusia dëshiron të zhvendosë vëmendjen e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor, për ta larguar atë nga Ukraina. Dhe Serbia kërcënon sigurinë e saj duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me Grupin Ëagner, blejnë armë ruse dhe dërgojnë paraushtarakë në veri të Kosovës për të ngritur barrikada dhe për të krijuar tensione”, ka thënë Osmani për gazetën italiane, “Corriere Della Sera”.

(Kosova Sot Online)