Një person në Kamenicë dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në vendin e ngjarjes gjendet një pushkë automatike

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 10:59
Një person në Kamenicë dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në vendin e ngjarjes gjendet një pushkë automatike

Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje dje në Kamenicë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka treguar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47.

Kurse, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË&VETËVRASJE/Kamenicë 24.01.2023 15:00-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)