Vodhi arkën me para e cila ishte për bamirësi, arrestohet gjakovari

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 15:02
Vodhi arkën me para e cila ishte për bamirësi, arrestohet gjakovari

Një person ka vjedhur një arkë me para në një furrë bukë në Gjakovë, përcjell “Koaova Sot Online”.

Ankuesi mashkull ka treguar se kjo arkë ka qënë për mbledhjen e parave të cilat kanë qenë për bamirësi.

Ankuesi ka theksuar se në atë arkë kanë qenë rreth 150 euro.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme mbi bazën e të cilave edhe është arrestuar i dyshuari B. M., i lindur në vitin 1993, shtetas i Repblikës së Kosovës i cili dyshohet se me datën 15.01.2023 kishte bërë vjedhjen e arkës”, njofton policia.

Kurse, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)