E rëndë: Vdes 80-vjeçari, u hodh nga kati i tretë i banesës

  • E.K /
  • 27 January 2023 - 12:04
E rëndë: Vdes 80-vjeçari, u hodh nga kati i tretë i banesës

Një 80-vjeçar nga Fushë-Kruja ka vdekur, pasi është hedhur nga pallati ku jetonte, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia në njoftimin e tyre kanë treguar se dyshohet se i moshuari ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

Kurse, rasti është duke u hetuar.

“Dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi A. B., 80 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën”, bën me dije policia.

(Kosova Sot Online)