
Fshehu në trup 33 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 35-vjeçari

Një person është arrestuar në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 Euro, të padeklaruara, përcjell “Kosova Sot Online”.
Arrestimi i 35 vjeçarit u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.
Materialet i janë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtutjeshëm.
(Kosova Sot Online)