23 vjeçari plagos në vende të ndryshme të trupit një 25 vjeçar

  • E.K /
  • 28 January 2023 - 13:05
 23 vjeçari plagos në vende të ndryshme të trupit një 25 vjeçar

Një person 23 vjeçar është arrestuar, pasi ka goditur me thikë një 25 vjeçar sot nw Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se kjo plagosje ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Goditi me mjet prerës, në pjesë të ndryshme të trupit, një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se te Fresku, shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe arrestuan, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin G. C.

Shtetasi A. H., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Audi”, i autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)