49-vjeçarit i zbulohen në valixhe 42 300 euro

  • E.K /
  • 28 January 2023 - 14:37
49-vjeçarit i zbulohen në valixhe 42 300 euro

Policia në Rinas ka proceduar penalisht një person pasi në çantën e tij u gjetën rreth 44 mijë euro të padeklaruara, transmeton “Kosova Sot Online”.

Policia ka treguar se këto para janë sekuestruar.

Kurse, 49 vjeçari do ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(Kosova Sot Online)