Arre*stohen dy persona nga Kosova pasi sul*muan fizikisht bashkëfshatarin e tyre

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 11:50
Arre*stohen dy persona nga Kosova pasi sul*muan fizikisht bashkëfshatarin e tyre

Pasi kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre, policia në fshatin Shkozë të Malishevës ka arrestuar dy të mitur meshkuj kosovarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deri te sulmi fizik ka ardhur pas një konflikti që ka nisur në rrjete sociale.

I mituri i sulmuar është detyruar të pranojë tretman mjekësor, ndërsa dy të arrestuarit janë në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovar të cilët për shkak të një konflikti që kishin pas përmes rrjeteve sociale e kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre po ashtu i mitur i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.​

(Kosova Sot Online)