Arrestohet një person me urdhëresë të gjykatës

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 14:27
Arrestohet një person me urdhëresë të gjykatës

Një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës, është arrestuar mbrëmë në Hajvali të Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndaj personit të dyshuar: “L.V, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive katër urdhëresa nga gjykatat, për veprat vjedhje dhe keqpërdorim i personit nën moshën 16 vjeç”, njofton policia.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  personi i dyshuar do të procedohet më tej”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)