51-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal me ujë

  • E.K /
  • 31 January 2023 - 12:43
51-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal me ujë

Një 51-vjeçar nga Kukësi është gjetur sot i vdekur në Vlorë, në fshatin Alikok, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se trupi i pajetë është gjetur në një kanal me ujë, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Kurse, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)