Prishtinë: Rrugës 'A' i ndryshohet emri në 'Xhim Xhema'

  • E.K /
  • 31 January 2023 - 15:20
Prishtinë: Rrugës 'A' i ndryshohet emri në 'Xhim Xhema'

Tash e tutje rruga “A” në Prishtinë do të zëvëndësohet më emrin “Xim Xhema”.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për ndryshimin e emërtimit të rrugës A, me emrin e heroit Xhim Xhema, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky ishte propozimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se Xhema është një hero kombëtar i kohërave tona moderne.

Rama ka shtuar se Xhema ka japur kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Xhim Xhema një patrioti i yni që me punën e palodhshme la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë moderne. Ai dha kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Emri i tij është Xhemajl Xhema, por për shkak se jetoi në Amerikë u njoftë si Xhim Xhema. Rruga A është një projekt i madh dhe me mendimin tonë ky është mesazh për t'ua përcjellë brezave të reja se njeriut tonë ja sigurojmë përjetësinë në historinë tonë”.

(Kosova Sot Online)